Kurti e Vuçiqi mund të takohen në javën e dytë të dhjetorit

Prishtinë | 05 Dhj 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në javën e dytë të dhjetorit është diskutuar mundësia që të ndodhë një takim mes tij e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media të dielën, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se nuk ka informacion se ka kushtëzime nga dikush, derisa siç ka thënë, vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë, i përket ndërmjetësuesit të dialogut.

“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë, nuk kam kurrfarë informacion se ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo, i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit siç e quajnë ata vetën, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka njoftuar se shefi i stafit të kryeministrit, është duke përgatitur vizitën e tij të parë në SHBA, për fillim të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme