Kurti edhe një herë prezanton Pakon Emergjente, paralajmëron masa të tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 11:25 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për medie ka shpalosur masat e parapara në Pakon Fiskale Emergjente të miratuar nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka njoftuar se Qeveria do të hartojë një pako të dytë afatgjate emergjente për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ne kemi vendosur për një pako fiskale emergjente e cila është dizajnuar për të arritur disa qëllime për të ndihmuar shtresat më të varfra ti ndihmojë bizneset për të pasur mundësi të vazhdojnë edhe pas tejkalimit të pandemisë”.

“Të sigurojmë likuiditet. Kjo pako nuk ka qellim politika afatgjate, por do të hartohet një pako e dytë për nevojat afatgjate për sektorin privat dhe rimëkëmbjen e ekonomisë”.

“Pagesa te dyfishtë për skema sociale, 30 euro shtesë në muaj për tre muaj për skemat. Mbulimi i pagave 170 euro për dy muajt për punonjësit dhe pagesat e qerasë për bizneset. Pagë shtesë nga 300 euro për dy muaj për punonjësit e marketeve, furrave dhe barnatoreve. Pagesa e asistencës mujore për 130 euro që humbin vendet e punës”.

“Mbështetja e projekteve që ndihmojnë jetën e personave jo shumicë në vlerë deri 2 milionë euro. Rritje e subvencione për sektorin e bujqësisë, evitimin e ministrisë se Kulturës. 130€ për dy muaj për bizneset që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune 1 vjeçare”.

“Do t’ia dalim me ketë pako e cila do të pasohet me pakon për rimëkëmbjen e ekonomisë”, tha Kurti.

Të ngjashme