Kurti emëron Furtuna Sheremeti si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Furtuna Sheremeti si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike.

Përmes një komunikate për medie nga zyra e kryeministrit, tregojnë për shkollimin e saj.

“Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoraturës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë, ku po hulumton temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme