Kurti ende nuk ka treguar se si planifikon ta zhvillojë dialogun me serbët e Kosovës

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Dialog me serbët e Kosovës, para marrëveshjes me Serbinë, është duke synuar kryeministri i ri Albin Kurti.

Idenë për dialogun poshtë-lart Kurti e ka përmendur vite me radhë, derisa një gjë e tillë pritet të arrihet gjatë mandatit të tij në krye të Ekzekutivit, raporton KTV.

Por kryeministri Kurti nuk e ka bërë të qartë se çfarë synon me një dialog të tillë.

Përfshirja e serbëve në proceset e tilla, sipas Përparim Kryeziut, është e nevojshme.

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, vlerëson se një gjë e tillë është vështirë e arritshme.

Kohavisioni ka pyetur edhe partinë e Kurtit lidhur me këtë ide, mirëpo ajo nuk ka kthyer përgjigjeje.

Të ngjashme