Kurti: Është më e udhës t’i takoj avokatët mbrojtës të të paraburgosurve në Hagë

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar si më të udhës të takohet me avokatët mbrojtës të të gjithë të paraburgosurve në Gjykatën Speciale në Hagë sesa me vetë të paraburgosurit.

Ai ka thënë se kjo vizitë në Hagë do të zhvillohet shumë shpejt.

Kurti shtoi se gjatë mbrëmjes të së hënës do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili gjatë fundjavës vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që t’i takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim, ndërkaq kryetari i kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur të takohem me të pas vizitës së bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sot”, tha Kurti.

Të ngjashme