Kurti: Fati i të pagjeturve është ngushtësisht i lidhur me fatin tonë

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me ish-deputetë, anëtarë të Kryesisë dhe aktivistë të Lëvizjes mbajtën homazhe në sheshin “Skënderbeu” para përmendores dedikuar të pagjeturve të luftës.

Prej luftës së fundit në Kosovë fati i 1652 të pagjeturve ende mbahet peng në errësirat e zyrave të shtetit serb dhe Kurti tha se familjarët e tyre ende kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë për ta.

“Fati i të pagjeturve është ngushtësisht i lidhur me fatin tonë, të mos kërkosh drejtësi për ta do të thotë ta zhdukësh veten prej drejtësisë. Paqja, ardhmëria dhe zhvillimi nuk e mbushin kurrë boshin dhe mungesën e tyre. Brenga për të pagjeturit na mëson se paqen në jetë e sjell vetëm vendosja e drejtësisë”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme