Kurti flet për mundësinë e pengimit për të garuar në zgjedhje

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 14:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se në zgjedhje nuk garojnë për vendin e parë, por për ta vulosur fitoren, raporton Ekonomia Online.

Kurti me këtë rast i ka thënë jo ofertës për debat televiziv të propozuar nga kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Ne më 14 shkurt duam ta vulosim, konfirmojmë, vërtetojmë, dokumentojmë që jemi shumicë dërmuese në parlament, sikurse që jemi në popullsi, prandaj është referendum”.

“Ato qasjet e garave midis kandidatëve për kryeministra i përkasin të kaluarës, prandaj ata po flasin me mënyra të së kaluarës sepse kanë ngecur aty e duan të na kthejnë që të gjithë neve atje, por kjo nuk është e mundur më”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur edhe për mundësinë e pengimit për të garuar në zgjedhje.

“Me 14 shkurt nuk është më ajo situate e vjetër me cilën parti. Është referendum ku qytetarët përcaktohen për zgjidhje të thjesht, partitë e vjetra të regjimit që në vitin 2020 refuzonte të shkonte dhe ardhmërinë përpara që do ta nxjerr vendin nga kriza. Nuk janë zgjedhje për parti, është referendum”, tha ai.

“Pengesat e ndryshme me siguri që dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit juridik apo politike. Nuk ka më pengesa që janë të patejkalueshme. Nuk mund të përgjigjem me nëse, sepse s’ka pengesa që na ndalin më”, shtoi Kurti.

Të ngjashme