“Kurti flet si filozof në Greqi”

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Nga partia e cila vjen shefi i ekzekutivit thonë se vizita e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Greqi është për të siguruar një njohje shumë të vështirë.

Simponziumi Symi në Greqi, mbahet që nga viti 1998.

Për çdo vit në ishullin Symi, mblidhen liderë, artisë, filozofë e politikanë nga tërë bota për të diskutuar për çështje të ndryshme.

Për herë të dytë në këtë forum po merr pjesë edhe Albin Kurti, kësaj radhe si shef qeverie.

Kryeministri kosovar më 8 korrik kishte udhëtuar drejt Athinës me ftesë të ish – kryeministrit grek, Geoorge Andreas Papandreu.

E disa ditë më vonë të njëjtin destinacion e pati edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ky kërkoi që Kosova të sa më shpejt të dal nga izolimi.

Por, me fjalimin e kryeministrit kosovar, profesori i filozofisë politike thotë se u nda i zhgënjyer.

Sipas tij, Kurti nuk foli si kryeministër në këtë tavolinë.

Ndërkaq, derisa Kurti gjendet në Greqi që disa ditë, në drejtim të tij janë hedhur akuza.

Kjo pasi të njëjtit po i kërkohet të kthehet në Kosovës, pas shpalljes së gjendjes emergjente në komunën e Deçanit.

Megjithatë nga partia e cila vjen shefi i ekzekutivit thonë se vizita e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Greqi është për të siguruar një njohje shumë të vështirë.

Duke komentuar këto deklarata të zyrtarëve të VV-së, Latifi thotë se deri në këto momente nuk kemi sinjale nga Kurti për diçka pozitive.

Të enjten ishte dita e 8 e vizitës së Kurtit në Greqi, ndërsa ende nuk dihet nëse e njëjta do zgjasë ende, apo i njëjti do kthehet në Kosovë.

Të ngjashme