Kurti ftesë veteranëve për të premten, ata kërkojnë ndërprerjen e seancës së sotme

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 15:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka thënë ftesën nga kryeministri Albin Kurti, e kanë marrë për të premten nga ora 9.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre që nga mëngjesi është që të mos mbahet seanca.

Protestuesit kanë bërë thirrje që takimi të mbahet sot.

Klinaku ka thënë se në oborrin e Kuvendit do të qëndrojnë derisa të ndërpritet seanca.

“E morëm një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin, ministrin e Financave dhe një anëtar të Komisionit për Buxhet dhe Financa, për takimin nesër në ora 09:00. Kjo është një kërkesë e jona sepse ne takimeve nuk ju kemi ik asnjëherë. Po kërkesa jonë qysh në mëngjes kur e kemi filluar protestën ka qenë që të ndërpritet seanca. Dhe kemi thënë që të mos mbahen kurrfarë seancash deri sa këta e kanë shkel ligjin. Deri sa të ulemi të bisedojmë, ta kthejmë ligjin më vend ku ka qenë ne do të qëndrojmë këtu. Këta duhet ta ndërprenë seancën e sotme”, tha Klinaku

Të ngjashme