Kurti fton vajzat dhe gratë e Kosovës në protestën e Vetëvendosjes (Video)

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 12:38 | Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një javë para protestës së paralajmëruar, ka shpërndarë një video mesazh për gratë e vajzat në Kosovë.

“Gratë kanë dhënë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur. Pak këngë ka për to, pak monumente, pak emra rrugësh”, nis ai fjalimin e tij përmes videos që ka shpërndarë para protestës së paralajmëruar për të shtunën, kundër presidentit dhe ideve të tij për territorin e Kosovës.

Kurti thotë se ndonëse ato janë të angazhuara shumë, kontributi i grave dhe vajzave është heshtur.

Por, thotë se sot është koha që ato të japin kontributin e tyre për ruajtjen e shtetësisë dhe pavarësisë.

Problemet e tyre, që edhe i përmend disa, thotë janë të shumta po s’munden të ndalen pa e ndalur këtë pushtet prej “burrash zullumqarë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme