Kurti godet Presidentin dhe Kryeministrin: Po vjedhin shumë sepse janë në mandatin e fundit

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 13:45 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur bashkëbisedim me studentë rreth zhvillimit ekonomik dhe arsimit në vend, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se edhe 20 vjet pas çlirimit të vendit gjendja më arsim dhe ekonomi nuk është e mirë.

“Sot kur shënohet tërheqja e forcave Serbisë 20 vjet pas, natyrisht se të gjithë njerëzit gëzohen kur e kujtojnë atë kohë mirëpo edhe jo kur kujtojmë gjendjen aktuale në çdo fushë. Shkollat, spitalet, fabrikat kazerma, burgjet, por dy më të rëndësishmet janë shkollat dhe fabrikat, por ka edhe një më të rëndësishme është lidhja mes këtyre dyjave. E në Kosovë, ekonomia dhe arsimi s’janë në gjendje të mirë pikërisht se nuk janë të lidhura njëra me tjetrën. UNMIK-u në Kosovë erdhi me tezen se në Kosovë ka shumë papunësi sepse jemi të pakualifikuar prej asaj se shumica s’kishin diplomë dhe brenda disa viteve disa u bënë me shumë diploma”, tha Kurti para studentëve.

Kurti ka thënë se arsyeja pse po ndodhin vjedhjet në Kosovë është se pasi Kryeministri dhe Presidenti kanë mandatin e tyre të fundit në Qeveri.

“Arsyeja pse po ndodhin këto vjedhje është se ata po e ndjejnë se e kanë mandatin e tyre të fundit përveç karakterit të tyre, të shpërdoruesve është edhe koha kur ata po e ndjejnë se nuk do të mund të jenë në pushtet sërish. Unë besoj se edhe Presidenti dhe Kryeministri e dinë që ky është mandati i tyre i fundit”, tha Kurti, raporton EO.

Ai ka përmendur edhe  rënien e investimeve të jashtme derisa tha se njerëzit po ikin nga vendi për shkak të mosperspektivës.

“Investimet prej jashtë nuk erdhën, por dolën njerëzit jashtë. Teza e UNMIK-ut në atë kohë e më pas edhe Qeverisë ishte se së pari duhet të shkollohemi e pastaj të punësohemi. Kushdo që dizajnon, planifikon për shkollimin e një populli duhet ta bëjë njëkohësisht për punësimin dhe jo shkollimin. Kemi edhe keqinvestim, paratë dërgohen në shtigje të gabuara, prandaj kemi asfalt e s’kemi arsim. Ka investime ku mund të vidhet më shumë dhe e dyta nuk janë investime për të rritur kapitalin. Autostrada e Bechtel Enka-s,  i kemi dhënë 1 milion euro dhe i kemi marrë mbrapsht 24 mijë  punëtorë. Këta nuk investojnë në arsim sepse s’ka kthim të shpejt, por  me investime në asfalt ku vidhet shumë”, tha Kurti, raporton EO.

Ai duke folur para studentëve për gjendjen aktuale në Kosovë, është ndalur edhe tek shëndetësia.

Kurti përmendi një rast që i kishte ndodhur atij në QKUK. Tha se nuk aty nuk kishte as dorëza sanitare, e as shiringa për të kryer shërbimin mjekësor.

“Para një kohë kur isha në QKUK nuk kishte as dorëza sanitare, as shiringa dhe as medikamente bazë. Ne duhet t’i inkurajojmë  studentët më të mirë që të ngelen në sistemin arsimor, mos t’ i lëmë të ikim, por t’i mbajmë këtu. Udhëzimi më i mirë është  lidhja e bizneseve me universitete. Tek ne Qeveria duhet ta mundësoj një gjë të tillë. Vullnetin e kemi, vetëm duhet një Qeveri tjetër”, tha ai.

Të ngjashme