Kurti: Grenell e ka më të rëndësishme kohën e marrëveshjes sesa përmbajtjen e saj

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insiston që Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë marrëveshje sekrete me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Albin Kurti madje është shprehur se Emisari Grenell më të rëndësishme e ka kohën e marrëveshjes sesa përmbajtjen.

”Pa dyshim që Ambasadori Grenell e ka më të rëndësishme kohën e marrëveshjes se sa përmbajtjen e saj dhe kjo qasje e shtyn atë të bëjë trysni”.

”Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova do duhej të hiqte dorë nga komunat në Veri të lumit Iber, Serbia do të fitonte edhe ndonjë komunë shtesë me serbë në jug”.

”Për kompensim thuhet që Kosova do të mirrte ca fshatra në Luginën e Preshevës por kursesi Bujanovcin dhe Preshevën”.

Në Opinion të TV Klan ai shprehet i bindur se një marrëveshje sekrete ekziston, dhe lidhur me këtë ai nuk përmendi emrat e atyre që ia kanë kumtuar një gjë të tillë.

”Ata kanë bërë sekrete, marrëveshja sekrete është sekrete. Unë se kam, po ta kisha do ta tregoja. Unë nuk mendoj që kufiri i imagjinatës tuaj është Enver Hoxha”.

”Një bashkëpunëtor i Presidentit të Kosoëvs ka biseduar me njërin prej njerëzve më të afërt të mi, e pak a shumë këtë gjë ia ka paraqitur si një gjë shumë të favorshme për Kosovën dhe një gjë e tillë do të kalonte në një referendum”.

”Nuk kam pse ua them unë emrat, ata kanë pasur takim gjysëm formal këtë ua kam shpjeguar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por nëse nuk ka një ujdi mes tyre unë nuk kam dyshime”.

Të ngjashme