Kurti: Haradinaj duke hequr dorë nga dialogu, na bëri dëm të madh

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 11:29 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vlerëson se projekti i Serbisë për ndarje të Kosovës ka dështuar, por jo edhe ideja.

Thotë se kundërshtojnë skenarët e tillë, ndërsa flet edhe për mundësinë se si Lugina e Preshevës mund të bashkohet me Kosovën, raporton EkonomiaOnline.

“Projekti i Serbisë për ndarje të Kosovës ka dështuar, ndonje jo ideja. Në Serbi është quajte përkufizim, ndërsa në Kosovë korrigjim i dhimbshëm emërtime të ndryshme por çështje të njëjta. Këto janë skenar që Kosova dhe vendet e rajonit i kundërshtojnë. “Ne e kemi kundërshtuar idenë. Sa i përket Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, besoj qe e dini se pengesa është në Beograd, Vuçiqi dhe jo Prishtina. Ata i kanë dy shtylla, referendumi në vitin 1992 dhe lufta e UÇPMB-së”, tha ai.

Sipas Kurtit, rruga e Kosovës për në BE nuk kalon nëpërmjet Beograd, ndërsa rruga e Serbisë për BE kalon nëpër Prishtinë.

“Pengese për neve në BE janë pesë shtetet që nuk na kanë njohur, kurse për Beogradin pengesë është Kosova, po ta njohë Serbia Kosovën si Republikë të pavarur ajo shpejtë do të bënte hapa drejt BE-së, Serbisë po i ngutet, por neve na duhet na njohja e pesë vendeve të BE-së”, tha ai.

Kurti në një tryezë të organizuar nga instituti RIDEA, ku pjesëmarrës ishte edhe Presidenti Thaçi, dha edhe një ide për tejkalimin e situatës së krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

“E kam një propozim. Ta bëjmë anëtarësimin në OKB, njohjen e Serbisë dhe pastaj bëjmë korrigjim të kufirit. Na thanë bëjeni demarkacionin se ju japim vizat dhe tash vizat nuk janë askund. Një herë njohja e Kosovës, ulësja në OKB pastaj shohim a ka nevojë për korrigjim”.

Kurti për këtë gjendje po e fajëson kryeministrin Haradinaj, i cili sipas tij duke hequr dorë nga dialogu i bëri vendit dëm të madh.

“Nuk mund të jemi serioz nëse japim premtime në emër të Rusisë dhe Kinës. Po dëgjojmë premtime në Kosovë në emër të këtyre. Me 16 qershor janë bërë 16 muaj prej marrëveshjes për korrigjim të kufirit në Kullë e Qakorr, as që është formuar trupi i përbashkët punues dhe për këtë e ka përgjegjësinë kryeministri. Kushdo që flet për korrigjim të kufirit me Serbinë le të na e korrigjojë atë me Malin e Zi. Jemi të bindur si subjekt politik që zgjidhja e duhur është me hapat e duhur. Kryeministri duke mos pas guxim që të merret me dialog na ka bërë dëmin më të madh”, tha ai.

Të ngjashme