Kurti: Haradinajn e paralajmëruam, sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je – të caktohet data e zgjedhjeve

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 11:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka ftuar presidentin Hashim Thaçi që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Sipas tij, shpresa është te zgjedhjet e reja dhe të ndryshimi.

“Thaçi duhet te na thërras sa më parë që ta caktojmë datën e zgjedhjeve. Mos ta zvarrisë procedurën, sepse qytetarët duhet të flasin. Ne po i mobilizojmë strukturat tona dhe Kosova ka nevojë për shpresë, ka nevojë për të zgjedhur”, ka theksuar Kurti.

Kurti tha se e kanë paralajmëruar Haradinaj që të qëndrojë sa më larg presidentit Thaçi, e që ia i referohet si gjarpri, nofkë kjo nga lufta.

“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar, sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je. Rexhep Selimi e pata paralajmëruar kryeministrin që të ketë kujdes nga puthja e gjarprit, mirëpo e mbani men si ai u pat shfryrë kundër tij në seancë plenare. Po të mos kalonte demarkacioni do të binte Thaçi, deri me 21 maj të vitit të kaluar Haradinaj e kishte kapur gjarprin për koke, pas 21 majit, Haradinaj e mbante gjarprin për bishti”.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë nisur që të vijën ftesat për komandantët e UÇK-së nga Gjykata Speciale. Me 3 gusht bëhen 4 vjet që prej kur është ndryshuar Kushtetuat e Kosovës me amendamentin 24 për t’i hapur rrugë Speciale. Me 81 vota për e matëm pranuar atë që ishte e paimagjinueshme. UÇK-ja që e lanë jashtë deklaratës së pavarësisë, jashtë Kushtetutës e futën brenda Speciales. Sot ne i vuajmë pasojat e vendimeve të liga dhe qëndrimeve të gabuara, kur politikanët që e deshëm më shumë vendet se sa kombin”.

“Dhjetar luftëtar po intervistohen nuk dihet kush do të akuzohet, ish-kryeministri Haradinaj as nuk është arrestuar as nuk është akuzuar, pra as nuk është në burg as nuk ka aktakuzë, do të intervistohet si shumë të tjerë.  Duhet se janë intervistuar edhe politikanë të tjerë e zyrtarë të lartë shtetëror, të cilët nuk kanë preferuar që ko të bëhet publike”.

“Se a intervistohesh nga prokurori special si kryeministër apo ushtrues detyre i kryeministrit kjo nuk përbën dallim për Specialen, dallimi është në Kosovë jo në Hagë.  Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapsht dhe e pashpresë ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është të zgjedhjet. Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar, sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”.

Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi, ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për punësime të familjarëve të tyre.

Sipas tij, Haradinaj dëmet e Qeverisë u mundua t’i arsyetojë me një ftesë nga Haga.

“Dje u vetëdorëzua para se të binte qeveria qe e kishte kapur shtetin si asnjëherë më parë. Jemi të gëzuar që ra Qeveria. Qeveria që tregoi vetëm inovacion për të rehatuar militantët. Ditën e premte, u rrëzua një Qeveri që nuk ia ruajti nderin vendit”.  

“Dje u rrëzua një Qeveri që dëmet e dy vjetëve i mbulon me një ftesë nga Gjykata Speciale. Le të shkojmë në zgjedhje të reja pa vonesë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/474597196663372

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme