Kurti i bindur: S’do të jemi në Open Ballkan – kemi defekte të brendshme, të gjithë i kishim kundër

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 12:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë Albin Kurti ka folur sërish për iniciativën Open Ballkan, ku tha se që qëndrimi i tyre është i ditur tashmë, që nuk do ta mbështesin.

Ai shtoi se nuk mund të ketë Open Ballkan, kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket iniciativës Open Ballkan qëndrimi jonë është i padëshiruar, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur përderisa Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës. Për ta dëshmuar Serbia se është për Ballkan të Hapur, do të duhet të jetë e hapur për Kosovën”.

Ndërsa për energjinë elektrike të papaguar në veri, Kurti tha se për këtë fajtor janë strukturat ilegale të Serbisë, derisa shtoi se mund të bisedohet me Brukselin, por jo me Beogradin.

“Për energjinë që s’po paguhet fajin për këtë e kanë strukturat ilegale të Serbisë atje, për çështjen ne do të mund të bisedojmë për Brukselin dhe jo me Beogradin”.

Ai ka folur edhe për rezultatin e dobët të VV-së, në rundin e dytë të zgjedhjeve komunale.

E për këtë Kurti sërish ka thënë se ka defekte të brendshme e organizative, mirëpo tha se subjektet e tjera ishin kundër VV-së.

Ai tha se subjektet e tjera nuk ishin kundër kandidatëve në balotazh, por kundër qeverisë, raporton EO.

“Mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh dhe mbajta shënime për sugjerimet, vërejtjet, dhe shtabi ynë zgjedhor është duke përgatitur një raport që do ta diskutojmë në mbledhje të kryesisë”.

“Ajo çka është e qartë është se në VV, i cili është rritur tej maska defekte strukturore dhe organizative, dhe zgjedhjet e fundit të brendshëm i kemi mbajtur në janar të 2019, pra ka defekt të brendshëm, të gjitha llojet e numrat e këtyre defekteve nuk mund t’ua them sot”.

“…ndërkaq në anën tjetër ka ekzistuar një bashkëpunim i të gjithëve kundër VV-së e këtë nuk e kanë pasur për kandidatët në balotazh, por e kanë pasur për shkak të qeverisjes qendrore”.

Kurti e ka mohuar se është bashkuar me partitë e tjera në Kamenicë, kundër Qëndron Kastratit.

Këto komente ai i bëri gjatë konferencës për medie ku prezantoi ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Të ngjashme