Kurti i gatshëm të dialogojë me serbët në veri, qytetarët përgjigjen pozitivisht

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Kurti muaj më parë kishte deklaruar se është i gatshëm të dialogojë me serbët e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit, muaj më parë kishte shprehur vullnet që të dialogojë me serbët lokalë.

Kjo ofertë e kryeministrit Kurti, duket që po pranohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës që i përkasin nacionalitetit serb.

Kështu një serb lokal të enjten i tha ekipit të T7 që po e mirëpret këtë iniciativë të kryeministrit të Kosovës, ndërsa shprehet optimist që një ditë të lëvizin lirshëm shqiptarët dhe serbët.

Ky madje kujton edhe një moment nga lufta e fundit në Kosovë, ku sipas tij i kishte ofruar bukë civilëve shqiptar.

Se do ta mirëpriste kryeministrin Kurti në veri të Mitrovicës shprehet edhe një qytetar tjetër.

Një takim mes liderëve shtetëror kosovar dhe atyre serb u zhvillua të mërkurën në Slloveni, ku lëvizja e lirë ishte një prej temave që u diskutua aty.

Të ngjashme