Kurti i gatshëm të tërhiqet për reciprocitetin, s’merr masa ndaj Rakiqit: BE-ja kërkoi takim

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 13:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka mbajtur konference për medie, në gjashtë mujorin e punës në krye të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka folur edhe për vendimin e 20 shtatorit që ka të bëjë me targat e përkohshme. Derisa për bllokimin e rrugës afër pikë kalimit në Jarinjë ai tha se kjo përbën shkelje të pronës publike.

I pari i ekzekutivit mes tjerash potencoi se është i gatshëm ta tërheq këtë vendim vetëm nëse marrin një zotim nga pala serb që edhe ta të veprojnë njëjtë.

“Ka filluar zbatimi me targat e përkohshme. Vendimi është duke u zbatuar edhe sa i përket eliminimit të gjitha targave ilegale, jam i lumtur qe shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve serbë për tu pajisur me targa të përkohshm”.

“Ky vendim është masë e barabartë që Serbia e aplikon për më shumë se dy dekada. Edhe dje e kam bërë të ditur se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që këtë ta heq nëse kemi një zotim edhe nga pala e Serbisë. Qeveria jonë është e gatshme për takime në Bruksel, por që ka refuzuar pala serbe, ne jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve”.

​Kurti u bën thirrje kryetarëve të komunave në veri: Lirojeni rrugën

Kurti u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të largojnë nga pikat kufitare kamionët.

Sipas tij, kamionët të cilët po qëndrojnë në pikat kufitare, janë pronë e institucioneve komunale.

“Pengesat në rrugë janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbën shkelje të pronës publike dhe i ftoj autoritetet që t’i heqin makinat nga rruga, sepse ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre”.

Ai tha se policët specialë janë aty për të mbrojtur kufirin, raporton EO.

“Njësia speciale e Policisë është për të mbrojtur policët tanë të zakonshëm, dhe për të mbrojtur pikat e vendkalimeve kufitare dhe nuk kanë të bëjnë me qytetarët e vendit. Ndërsa zëvendësimi i tabelave nuk mund të jetë i përnjëhershëm”.

Mirëpo, Kurti thotë se nuk mendon të merr masa ndaj ministrit Goran Rakiq, i cili ishte i pranishëm në pikën kufitare të Jarinjës, derisa thotë se ai nuk ka pasur për qëllim tensionimin e situatës.

“Zëvendësimi i tabelave nuk mund të jetë i përnjëhershëm sepse shumë automjete nuk janë në qarkullim, dhe ne nuk e kemi synim që të hulumtojmë për secilën veturë, sepse jemi të përqendruar në vend kalimet kufitare. Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq, dhe kemi dallime dhe nuk mund të ankohem për komunikimin me të pasi që ka qenë gjithmonë i rregullt, me aq sa jam informuar unë besoj që është përpjekur që situata të mos eskalojë dhe mos të ketë veprime të dhunshme”.

Kurti tha se gjatë këtyre gjashtë muajve në qeverisje kanë marr 260 vendime e që shumë prej tyre kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve.

“Sot i kemi mbushur gjashtë muaj që nga votimi i qeverisë dhe gjatë kësaj kohe kemi marr 260 vendime shumë prej të cilave kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve. Në mbledhjen e qeverisë kemi marr disa vendime e që pomfilloj me Fondin Sovran, e që do të bëhet. Nëse koncept dokumentin për vettingun është themelore për drejtësinë, Fondi Sovran e bënë një drejtim të madh në ekonominë”.

Ndërsa për deklaratën e presidentit serb se do të marr masa ndaj Kosovës, Kurti shprehet se te Vuçiq vërehet inat e vrerë, derisa cilësimet e tij i ka quajtur të padrejta.

E për banorët e Medvegjës, Bujabocit dhe Preshevës, Kurti tha se do të shqyrtojmë një mundësi që ta korrigjojnë koston.

“Nuk kemi arritur ta ndjek të plotë deklarimin e presidentit të Serbisë dhe cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta dhe vërejta se ka shumë, nuk e di se për çfarë masa, por unë besoj se duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Jemi të vetëdijshëm se shumë qytetar të Preshevës, Medvegjë e Bujanoc duhet të paguajnë dhe më vjen keq për këtë por jemi duke shqyrtuar një mundësi që ashtu që të korrigjojmë këtë kosto që kanë”.

Të ngjashme