Kurti i gatshëm ta udhëheqë dialogun me Serbinë, paralajmëron shërbim ushtarak të detyrueshëm

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 11:53 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albin Kurti, i mandatar për kryeministër të Kosovës, ka prezantuar para deputetëve, programin qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se qeveria e tij do të jemi Qeveri e kursimit të parasë publike. Ai ka paralajmëruar se buxheti i shtetit do të arrijë deri ne 3 miliardë euro.

“Do të jemi Qeveri e kursimit të parasë publike. Para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 21 ministra siç ishin më herët. Me pak shpenzime në poste e më shumë në projekte. Do të depolitizohen ndërmarrjet publike”.

Sipas tij, ekzekutivi do të bëjë subvencionimin e pagave të sektorit privat.

Në prezantimin e tij, Kurti tha se shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm.

Ai ka paralajmëruar se do t’i udhëheq dialogun me Serbinë dhe se do të formojë një ekip gjithëpërfshirës për këtë proces.

“Do të jemi Qeveri e ekonomisë, do të hapemi vende të reja të punës. Qeveria do të punojë në zgjerimin e eksportit. Do të rrisim transparencën. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe të transformohet si agjenci brenda Qeverisë”.

“Do të marrim masa që ndikojnë në punësimin e të rinjve dhe grave. Do të bëjmë subvencionimin e pagave të sektorit privat. Do të jetësojmë grantin e katër për komuna. Më shumë qasje në financa, pa monopole e më shumë mbrojte e qasje që të rrisim punësimin”.

“Për punëtoret më shumë të drejta, 40 orë në javë për punëtorin do të shtojmë numrin e inspektorëve për 400”.

“Buxheti i shtetit do të arrijë në 3 miliardë euro. Do të niset një program i punësimit. Do të evitohen të gjitha keqpërdorimet financiare. Do të mbështesim edhe bujqësinë”.

Të ngjashme