Kurti i pasigurt për marrëveshjen me LDK-në: Bisedimet vazhdojnë

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 14:07 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Vetëvendosjes (LVV) Albin Kurti tha se bisedimet për krijimin e Qeverisë do të vazhdojnë, raporton Ekonomia Online.

Kurti para takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, shtoi se kanë harmonizuar programin qeverisës, por që marrëveshja finale varet edhe nga LDK-ja.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Në të cilën unë si kryeministër do ti kem 12 ministri. Këto bisedime do t’i zhvillojnë me Isa Mustafën. Deri sot kemi harmonizuar 100 për qind programin qeverisës”.

Lideri i VV-së tha se nuk mund të flasë në emër të LDK-së sa i përket marrëveshjes.

“Shpresoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e ministrive. Këto bisedime do të fillojnë sot dhe do të vazhdojnë tërë ditën. Marrëveshja është marrëveshje e dy palëve nuk mund të flas në emër të LDK-së”, tha ai para takimit me kryetari ne LDK-së, Isa Mustafa.

Të ngjashme