Kurti i përgjigjet Thaçit: Jep dorëheqje dhe hajde në fushatë, institucionet nuk janë të bllokuara

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 18:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur presidenti Hashim Thaçi i cili gjatë ditës ka thënë se janë bllokuar institucionet e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se institucionet nuk janë të bllokuara. Sipas Kurtit vetëm një karrige është e bllokuar dhe ajo është e presidentit. Kurti ka thënë se populli ka vendosur për ndryshim. Ai ka thënë se presidenti Thaçi është i frustruar dhe i ka bërë thirrje ta ruaj qetësinë dhe të jetë racional.

“Institucionet nuk janë të bllokuara. Unë jam kryeministër në detyrë. Kjo është qeveri kujdestare që punon ditë e natë. Për të ardhur keq që nuk është me kompetenca të plota. Unë po e theksoj sërish se presidenti i Kosovës nuk është i kënaqur me ulësen e tij dhe bënë mirë ta lirojë dhe të vijë në fushatë zgjedhore dhe të shohë për votat që do të marrë. atij i duhet dikush që është më pak se kryeministër. tek unë nuk mund ta gjejë këtë. Kemi një president të frustruar i cili si i tillë po bëhet gati për fushatën zgjedhore dhe unë mendoj se më së miri do të ishte të dorëhiqet dhe të vijë në fushatë. Institucionet nuk janë të bllokuara. kemi një karrige të bllokuar prej dikujt që nuk është në nivelin e detyrës”, tha ai.

Kurti, tutje tha se beson se Gjykata Kushtetuese nuk bjen në kundërshtim me vetveten, dhe as nuk lejon që dekretet e Thaçit të jenë autor të shkrimeve të Kushtetueses.

“Nëse ka zbrazëtira në Kushtetutë, s’mund t’i mbushë Thaçi me dekrete. Me gabimin që ai ka bërë, është shtuar edhe frustrimi i tij”, u shpreh Kurti.

Kurti, tutje ka folur për një provë protestash që para pak ditësh u mbajt në sheshin “Skënderbeu”.

Ka thënë se “ne nuk mbështesim as nuk i inkurajojmë protestat e ushtrimet për protesta”.

“Nuk e di nëse të gjithë kanë qenë në oraret e tyre, por s’na takon neve të vërtetojmë një gjë të tillë, por meqë kanë mbajtur distancën dhe nuk kanë qëndruar më shumë se 10 minuta, s’mund të jetë problem”, tha Kurti.

Të ngjashme