Kurti i rrethuar me militantë këshilltarë, sot i ekzaltoi me shkarkimin e Veliut

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti po shihet që është i rrethuar nga militantë këshilltar.

“Me këtë shkarkim, Albini i paska ekzaltu partiakët, por e paska rreziku mjaftueshëm qeverinë”.

Reagimi i plotë:

Po shihet qe KM Kurti eshte i rrethuar militantet keshilltare. E kerkesa e nje militanti mesatar ne LV ka qene qe Agim Veliu te mos behet minister fare, ose mundesisht kur t’i vije shansa te shkarkohet.

Mirepo, kjo eshte kerkese e njerezve qe nuk kane pergjegjesi per qeverisjen dhe as cka mund te ndodhe pas nje vendimi te tille. KM nuk duhet te merrte vendime per plotesimin e deshirave te militanteve, e sidomos jo, kur e ka te qarte qe gjysma e kesaj qeverie perbehet nga LDK.

Nderkohe, per LDK, Agim Veliu eshte nenkryetar i saj. Ne ate kamp, Veliu shihet edhe si nje mbrojtes i rrept i ketij subjekti. Pra, njeri qe duhet te ishte ne qeveri gjithsesi.

Me kete shkarkim, Albini i paska ekzaltu partiaket, por e paska rreziku mjaftushem qeverine.

Të ngjashme