Kurti i shkon në zyrë Vjosa Osmanit pas nisjes së mocionit për shkarkimin e tij

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ia ka shkuar në zyrë kryeparlamentares Vjosa Osmani, për të biseduar rreth situatës së krijuar pas Lidhja Demokratike ka nisur të mbledhë nënshkrimet për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, tregojnë burime të Ekonomia Online.

Gjatë ditës, zyrtarë të LDK-së kanë treguar se Vjosa Osmani  dhe dy deputetë të saj “kanë rezerva” sa i përket votimit për rrëzim të qeverisë. Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Osmani ka mendim ndryshe dhe ka rezerva për mocionin.

“Seanca mbetet të vendoset në bashkëpunim me kryetarin e partisë dhe duhet të shihet se sa do të mblidhen vota. Lumir Abdixhiku nuk është anëtar i grupit dhe nuk merr pjesë në takime, ndërsa Vjosa Osmani ka qenë pjesëmarrës, Osmani ka pasur mendim të ndryshëm dhe së bashku me dy deputet të tjerë që kanë rezerva. Në rrethana që gjendemi është e rëndësishëm që ne të jemi unik”, tha ai.

“Grupi parlamentar i LDK-së shqyrtoj kërkesën e kryesisë së LDK-së për nocionin për rrëzimin e qeverisë dhe përkrah dhe fillon përgatitjet”, tha Gashi.

Mediet kanë raportuar se kundër mocionit janë dhe deputetët Haxhi Avdyli, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Ardian Shala.

Të ngjashme