Kurti i shkruan Thaçit pas takimit: Nuk ka bazë kushtetuese për konsultime (Dokument)

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i është përgjigjur me një letër presidentit Hashim Thaçi, i cili po zhvillon takime me të gjitha krerët e partive politike në vend për të parë mundësinë e krijimit të qeverisë së re.

“Në lidhje me njoftimi tuaj se jeni duke kryer konsultime me liderët e partive të tjera politike , nuk kam as kompetencën, as dëshirën, që t’ju udhëzoj se si e organizoni agjendën tuaj ditore”.

“Mirëpo, dëshiroj të potencoj qëndrimin tim se konsultimet e tilla nuk ka bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruara ai.

Kurti ka shprehur gatitshmërine  tij që të bashkëpunojë në betejën kundër virusit COVID-19 dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Të ngjashme