Kurti i shoqëruar nga ministra e deputetë bënë homazhe në përvjetorin e Arbënor Deharit

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Arbënor Dehari.

Kurti bëri homazhe i shoqëruar nga prindërit e Deharit si dhe ministra e deputetë të VV-së.

Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Homazhe në nder të aktivistit Arbënor Dehari. Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Avni e Xhemile Deharin, ministrat, deputetët dhe aktivistët e Lëvizjes, bënë sot homazhe te varri i Arbënor Deharit.  Java e Lëvizjes në fillimin e saj ka një figurë qendrore orientuese, atë shokut, aktivistit, studentit, e të njeriut të pazëvendësueshëm si Arbënor Dehari. Arbënori na kujton se konceptet e vetëvendosjes, demokracisë dhe barazisë nuk janë thjeshtë ideale të dëshiruara por edhe mënyra të të jetuarit, praktika të përditshme të atyre që kanë vendosur ta bëjnë një jetë të plotë dhe politike”, thuhet në postim.

Të ngjashme