Kurti i shqetësuar me punësimin e grave: Alarmuese që 80 për qind s’janë pjesë e tregut të punës

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 12:08 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Fakultetin Ekonomike të Universitetit të Prishtinës është bërë dorëzimi i një fondi librash për studentët e këtij fakulteti, gjatë aktivitetit përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia”, e cila do të ligjërohet nga tetori i vitit 2020, raporton Ekonomia Online.

Më këtë rast Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se është alarmuese që 80 për qind e grave janë jashtë tregut të punës.

Siç tha Kurti, pa barazi gjinore humbasim të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ai premtoi ndërtimin e çerdheve e shtëpi të pleqve për të mundësuar barazi gjinore.

Mes tjerash ai poashtu theksoi se sikur gratë edhe burrat do të kenë pushim të lehonisë në këtë mënyrë do të respektohet barazia gjinore.

“Gratë e kanë shkallën më të lartë të të diplomuarve, por shkallën më të ulët në tregun e punës. Ato janë jashtë punësimit por nuk janë duke pushuar, janë duke menaxhuar të gjitha shpenzimet e familjes e duke punuar punët e shtëpisë”.

“Ato që kanë një punë e mbajnë më vështirësi. Shumë punëdhënës favorizojnë burrat pasi gratë do të mungojnë gjatë pushimit të lindjes. Në ketë mënyrë do të rritet barazia duke pushuar edhe burrat gjatë pushimit të lindjes. 80% e grave janë jashtë tregut të punës kjo është alarmuese. Pa barazi gjinore humbasim të drejtat e njeriut, demokracinë”.

“Do të punojmë në hapjen e çerdheve, shtëpi për pleqtë. Çdo ligj e rregullore do të udhëhiqet nga parimi i barazisë gjinore”, u shpreh Kurti.

Ambasadorja Suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, tha se shpreson se Qeveria do të punojë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe në respektimin e barazisë gjinore.

“Fuqi e gruas mund të ndryshojë çdo gjë edhe pse përballet me vështirësi të shumta për shkak të diskriminimit. Duhet të respektohet barazia gjinore në ketë mënyrë gratë do tu mundësohet përfshirje më e madhe në punësim dhe vendimmarrje”.

“Një numër i madh i femrave nuk përfundojnë studimet pasi duhet të kujdesen për familjen, shtëpinë apo fëmijët”, u shpreh ajo.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, njoftoj se Kosova prin me lëndën “Gjinia Ekonomia” në rajon.

“Kosova prin në regjion më këtë lëndë ‘Gjinia dhe Ekonomia’. Përkundër përparimeve në pjesëmarrjen e grave në punë ekzistojnë dallime tepër shkak ndarjes se pabarabartë, diskriminim në punësim”.

“Në vitin 2018 vetëm 18.4% ishin aktive në tregun e punës”, ka thënë Dedaj duke shtuar se në total 21 për qind janë femra të punësuara.

Të ngjashme