Kurti i takoi sa ishte në Amerikë, zbulohet skandali i kompanisë Uber

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Mijëra dosje të zbuluara, kanë ekspozuar mënyrën se si kompania e taksive Uber, u shoqërua me politikanë të lartë dhe sa larg shkoi për të shmangur drejtësinë.

Ato detajojnë ndihmën e gjerë që Uber mori nga liderë si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së, Neelie Kroes.

Ato tregojnë gjithashtu se si ish-shefi i firmës së taksive personalisht urdhëroi përdorimin e një “çelësi” për të parandaluar hyrjen e policisë në kompjuterë.

Skedarët Uber përfshijnë më shumë se 124 mijë regjistrime, 83 mijë email dhe njëmijë skedarë të tjerë me biseda, që shtrihen nga viti 2013 deri në 2017.

Ato u zbuluan në “Guardian” dhe për herë të parë tregojnë se si një përpjekje lobimi dhe marrëdhëniesh me publikun me vlerë 90 milionë dollarë në vit, rekrutoi politikanët për të ndihmuar në fushatën e saj për të prishur industrinë e taksive në Evropë.

Ndërsa taksistët francezë organizuan protesta të dhunshme në rrugë kundër Uber-it, Macron, tani president, i tha shefit të atëhershëm të Uber, Travis Kalanick, se do të reformonte ligjet në favor të firmës.

Mesazhet e zbuluara thonë se drejtuesit e Uber ishin të vetëdijshëm për shkeljen e ligjit të kompanisë, me një drejtues që bën shaka se ata ishin bërë “piratë” dhe një tjetër pranoi: “Ne jemi thjesht të paligjshëm”.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sa ishte në vizitë zyrtare në ShBA, ishte takuar me drejtues të kësaj kompanie, të cilët i kishte ftuar për investime në Kosovë.

“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të themeluar—si Uber—na kujton se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të motivimit personal dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për ShBA-në investim dhe partneritet”, kishte shkruar Kurti në Twitter.

Të ngjashme