Kurti: Intervenimi i NATO-s mbajti gjallë shpresën e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim me rastin e 23 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kurti ka kujtuar edhe ish-sekretaren e Shtetit amerikan, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën, raporton Ekonomia Online.

Kurti në adresimin e tij, ka folur për biografinë e ish-sekretares Albright, për të cilën tha se u bë kampione e NATO për bombardime në Kosovë.

“Po shënojmë këtë 23 vjetor kur SHBA filluan bombardimet në Kosovë për të larguar forcat serbe. Kemi folur edhe për zonjën sekretare e SHBA-së Medlin Olbright. Mbrëmë ajo ndërroi jetë dhe dita e nesërme është shpallur ditë zie në Kosovë nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Ka lindur në Pragë e dinte vuajtjen njerëzore që sjellë lufta. Pasi shërbeu si ambasadore e OKB-së ajo e kuptoi koston e mosveprimit dhe u bë kampione e NATO për bombardime në Kosovë”.

“Falënderojmë ato gra e burra, pjesëtarë të NATO që për 78 ditë me avion luftarakë e mbajtën gjallë shpresën e shqiptare të dëbuar nga Kosova për kthimin në atdheun e tyre. Shtete që kanë qenë anëtare të NATO në vitin 1999, Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Holanda, Norvegjia, Spanja, Turqia, SHBA dhe pas vitit 1999 Shqipëria, Maqedonia e veriut. Në këtë kohë kur shënojmë 24 marsin zemrat tona janë me popullin e Ukrainës. Urime të gjithëve edhe njëherë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme