Kurti iu thotë ambasadorëve të QUINT-it se veprimet e Thaçit janë përtej mandatit tij

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot gjatë ditës kanë pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti, ka theksuar se veprimet e fundit të Presidentit, Hashim Thaçi, janë përtej mandatit të tij kushtetues dhe në kundërshtim me rendin demokratik.

Ai tutje ka shtuar se “si rezultat i këtyre përpjekjeve për të formuar Qeveri të re duke anashkaluar zgjedhjet e parakohshme, qytetarët asnjë herë më parë nuk kanë qenë më të zemëruar”.

“Veprime të tilla shkojnë kundër vullnetit të qytetarëve dhe janë cenim i parimit të demokracisë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Të ngjashme