Kurti: Jasharaj më tha na ndihmoni si vëlla, kryeministri s’bën pazare – këto janë 3 ofertat e Qeverisë

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ka mbajtur me Këshillin Grevist, ka thënë se ky ka qenë një ndër takimet e shumta mes tyre e se kërkesë e tyre ka qenë Projektligji i pagave, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë me ministrat Nagavci e Murati, Kurti ka thënë se kërkesë e SBAShK-ut ka qenë Projektligji i Pagave dhe se 100 eurot, sipas tij, janë kërkuar tash së voni.

“Ne kemi pasur takime edhe më herët. Sot e kam takuar këshillin grevist, ku së paku 30 takime janë zhvilluar ndërmjet BSPK-së dhe Qeverisë, dhe kërkesë e tyre ka qenë projektligji i pagave, dhe zyra e Qeverisë këtë javë e lëshon në dëgjim publik. Mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë dhe do t’i largojë pabarazitë ndërmjet vete”, tha Kurti.

“Mbi 1 milion euro janë ndarë për disa mësimdhënës që vuajnë nga sëmundjet e rënda”, tha Kurti.

“Kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla dhe mësimdhënësit të kthehen në punë. Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur dialog. Në takim disa herë më thanë që të dalim nga kjo situatë edhe ju edhe ne. Si shtesë ne ua thamë edhe tri gjëra për të cilat na thanë se do ta pyesin anëtarësia dhe në një deklarim për media thanë se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë ata”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rrahman Jasharaj, i ka thënë “ndihmona si vëlla”. Ai tha se duhet një zgjidhje më universale për këtë çështje.

“Si vëlla të ndihmoj privatisht, jo si kryeministër. Kryeministri nuk bën pazare”, ka thënë Kurti.

Kurti në konferencën për media tha se këshillit grevist ua ka thënë tri gjëra për të cilat ata u zotuan se do ta pyesin anëtarësinë.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë”.  

“Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”, tha Kurti.

Të ngjashme