Kurti: Jemi afër marrëveshjes me LDK-në, me punën e të gjithëve dhe me urimet e Dodë Gjergjit do t’ia dalim

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 19:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se bisedimet dhe negociatat me LDK-në janë duke vazhduar dhe do të dalin me një qeveri të re ashtu siç ka dashur populli, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se beson që urimet e Dodë Gjergjit do të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes me LDK-në.

“Bisedimet dhe negociatat tona janë duke vazhduar dhe të dalim me një qeveri të re ashtu siç e ka dashtë populli. Ne në rrugën e bisedimeve me partnerin tonë qeverisës jemi ka fundi mirëpo me punën e të gjithëve dhe me urimet e Dodë Gjergjit besoj se do të ia dalim”, tha Kurti.

”Unë ju kam thënë edhe më herët se kur t’i kemi rezultatet konkrete do t’i bëjmë edhe të njohura. Takimet tona dhe kontaktet tona kanë vazhduar edhe ditëve në vijim. Po këtij procesi duhet t’ia lëmë rrjedhën e vetë qe me shpresë dhe besim të përmbyllet në mënyrën më të mirë”.

Ai tha se takimet dhe kontaktet nuk janë lajm, por rezultati të cilin po e presin me shumë dëshirë.

Kurti tha se po të arrihej marrëveshja do ta kuptonin të gjithë.

Ai këto komente i bëri në pritjen e Ipeshkvit për Krishtlindje.

“Festa e Krishtlindjeve na bënë thirrje për drejtësi e dashuri dhe t’i shtrijmë dorën  atij që është i përjashtuar dhe i diskriminuar. Në të njëjtë duhet të jemi  të bashkuar  dhe festojmë së bashku”, tha Kurti, raporton EO.

Të ngjashme