Kurti jep detaje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, për Manastirin e Deçanit s’ndërron qëndrim

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti tha se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është në rritje, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas tij, ngase me këtë rast janë duke u marrë hetuesit më të mirë në vend. Medieve ai u ka premtuar detaje për rastin sapo ato t’i kenë institucionet përgjegjëse.

“Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje”.

“…mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore ne natyrisht që do të iu njoftojmë juve”.

Kur u pyet për presion e shteteve të QUNT-it që të implementohet dhe respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kontestin pronësor ndërmjet komunës dhe Manastirit të Deçanit, ai tha se qëndrimi i Qeverisë mbetet i njëjti.

“Ndërkaq qëndrimi jonë për Manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të njohur atë edhe më herët, mirëpo kisha kërkuar mirëkuptimin tuja ngase jemi këtu për nderime për senatorin Dole”, tha ao, raporton EO.

Këto komente ai i bëri pas bashkë me presidenten, Vjosa Osmani me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e ShBA-së Nicholas  Giacobbe vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te busti i ish-senatorit Bob Dole.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme