Kurti: Ka ardhur koha për marrëveshje përfundimtare gjatë mandatit tonë

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

​Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “ka ardhur koha” për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë mandatit të tij.

Ai tha se është gati për një marrëveshje për t’i afruar të dyja vendet pranë anëtarësimit në BE, teksa shtoi se  kjo mund të ndodhë vetëm me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne duhet të kemi një marrëveshje dhe koha ka ardhur gjatë mandatit të qeverisë sonë. Unë shoh mundësinë. Këtë vjeshtë do të zbulojmë nëse do të shkojmë atje. Kjo vjeshtë është mjaft vendimtare për të parë nëse duhet të jemi optimistë”, u shpreh Kurti për Bloomberg, transmeton Klankosova.tv.

Kurti tha se ai pa potencial për një marrëveshje nën plejadën e administratave të udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, ai tha se shqetësimi i tij më i madh është se Vuçiq ende nuk e ka distancuar veten sa duhet nga e kaluara e tij kur shërbeu si ministër i informacionit Slobodan Millosheviqit në vitet e ’90-ta.

Të ngjashme