Kurti: Kanadaja, shembulli më i mirë për Kosovën

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 16:01 | Nga

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i shoqëruar nga koordinatorja e komiteteve profesionale, Dejona Mihali, u takuan me ambasadorin kanadez për Kosovë e Kroaci, jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk dhe me bashkëpunëtorët e tij.

Nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e rajon, për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit, të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre dhe raportet me BE-në dhe NATO-n.

Kurti ka shpalosur pikësynimet e partisë së tij për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik e shoqëror.

“Duke qenë njëra ndër shtetet më përparimtare sa i përket transparencës qeverisëse, zhvillimit socio-ekonomik dhe lirive civile, Kanadaja paraqet një model të shkëlqyeshëm të shtetit social nga i cili Kosova mund të marrë shembull”.

Në fund të takimit dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunime të mëtutjeshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme