Kurti kërkon nga LDK-ja të intensifikohen veprimet për zgjedhje, ekipin negociator e quan jo kredibil

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 08:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po e cilëson më të dobtën që nga paslufta.

Kurti i tha Ekonomia Online, se qeveria Haradinaj ka vetëm një ministri atë të Infrastrukturës, ngase sipas tij, asfalti është mënyra më e përhapur e vjedhjes.

Por kreu i VV-së, po kërkon nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që të intensifikohen veprimet në mënyrë që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Edhe pse thotë se këto dy parti janë duke u koordinuar, por që duhet ende punë.

“Është vështirë të gjendet ndonjë Qeveri me më shumë skandale, korrupsion që nga pas lufta. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryeministrit aktual i cili prej emërimit të Rikalos, kontratës së dëmshme me ‘Contur Global’, pastaj prej ratifikimit të padrejtë të demarkacionit, prej faljes së buxhetit të ‘Bechetl&Enkas’”.

“… është shndërruar veç se në një Qeveri që paraqet aq më par veç administratën e këtyre korporatave që po na zhvatin dhe një kryeministër që realisht e ka veç një ministri, kjo është ministria e Infrastrukturës, sepse asfalti është mënyra më e përhapur e vjedhjes”.

“Kjo Qeveri duhet të shkoj, besoj që koordinimi opozitar midis LDK-së edhe VV-së është duke ecur mirë në Kuvendin e Republikës dhe ky bashkëpunimin duhet të koordinohet të intensifikohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”.

Kurti nuk ka komentuar nëse do të kishin bashkë me LDK-në një kandidatë për kryeministër, por thotë se duhet të vijë një qeveri e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza e papunësisë dhe moszhvillimit.

“I përket burimit të sovranitetit shtetërore, i përket popullit të Kosovës që të vendos se kush çka meriton në vendin tonë, përkatësisht se cila do të jetë ajo qeverisje e cila do të na nxjerr nga kriza si nga ajo e krimit e korrupsionit po ashtu edhe nga ajo e papunësisë dhe moszhvillimit”.

Kurti ka thënë për EO se duhet që të bëhet një vlerësim i dialogut dhe i të gjitha marrëveshjeve të arritura, duke shtuar gjatë kësaj kohe nuk ka pasë dialog, por vec pazare për territorin, të iniciuara nga presidenti Hashim Thaci.

“Unë së pari nuk besoj që në vitin 2018 dhe në vitin 2019 kemi pasur dialog, ajo çfarë ne kemi pasur janë pazaret, pazare qeveritare e partiake brenda Kosovës dhe pazare territoriale jo transpartenete të iniciuara e të udhëhequra nga presidenti Thaçi”.

“Por nuk bëhet fjalë për kurrfarë dialogu, por veç se për pazare. Së dyti dialogu që duhet të ngjajë një ditë duhet të paraprihet nga shqyrtimi dhe vlerësimi i dialogut paraprak gjashtë vjeçar dhe i 33 marrëveshjeve aty”.

Kur foli për ekipin negociator, pjesë e të cilit është edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Shpend Ahmeti, vlerësoi se ata janë jokredibil dhe veç po mundohen ta zëvendësojnë ish-ministren pa portofol Edita Tahiri.

“Nga kërkesat tona që duhet të ja bëjmë Serbisë si shtet si Kuvend, si Qeveri, për shkak se ajo është borxhliu më i madh, nga zgjedhjet e reja paralajmëtare për legjitimitet të freskët dhe më pastaj me një platformë, një ekip negociator me parime me udhëheqje kredibile e me strategji përkatëse. Përfundimisht duhet ta theksojmë që deri më tani kemi pa veç pazare jo transparente e kurrsesi dialog parimor”.

“Kompromisin e dhimbshëm e ka paralajmëruar gati para një viti presidenti i Kosovës, ai është i vetmuar. Është e vërtet që ka një grup rrotull, mirëpo humbja e kredibilitetit të tij nuk mund të kompensohet me këtë grup negociator në krye të të cilit janë ata që po pretendojnë ta zëvendësojnë ish-ministren pa portofol Edita Tahiri”.

Të ngjashme