Kurti kërkon që votimi për qeverinë e re të mbahet më 3 shkurt

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar sot kërkesë zyrtare Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit, Glauk Konjufca për caktimin e seancës për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kërkesa të cilën e ka siguruar Ballkani.info, thotë se në përputhje me dekretin e presidentit të datës 20 janar, kërkon nga Konjufca që më datën 3 shkurt në orën 11 ta caktojë seancën për votimin e Qeverisë.

Kjo kërkesë është bërë njëanshëm dhe pa arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.

Pas kësaj kërkesë, Konjufca e ka caktuar për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Të ngjashme