Kurti kërkon të hetohet vdekja e 26-vjeçarit në QS

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, ka thënë kryeministri në detyrë, Kurti, njoftoi zyra për media e Qeverisë.

Kryeministri në detyrë Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së këtij të riu 26 vjeçar.

Të ngjashme