Kurti kërkon votën e komuniteteve joshumicë për të formuar qeverinë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 17:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka zhvilluar takim me deputetët e joshumicë, për të kërkuar nga ta mbështetje në formimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i komunitetin egjiptian, Veton Berisha ka thënë para gazetarëve se Kurti u ka kërkuar që ta mbështesin atë në formimin e qeverisë.

“Me kërkesë të Albin Kurtit unë Hetem Arifi dhe Duda Balje që të kemi takim me të. Qëllimi i takimit ishte kërkesa e Kurtit për ta mbështetur atë në formimin e qeverisë. Patëm një takim në vazhdën e takimeve që kemi pasur më herët, megjithatë ne si 3 deputetë përcaktimi jonë është akoma i padefinuar dhe biseduam shumë çështje që janë me rëndësi të përfaqësimit tonë”, tha ai.

Berisha ka thënë se Kurtit i kanë kërkuar që ky komunitet të ketë një përfaqësues në qeveri. Ai ka thënë se atij i është kërkuar një post ministror.

“Kërkesa jonë prej fillimit ka qenë që ta kemi një përfaqësim ku komunitet kanë me qenë më aktive në vendimmarrje e sidomos komuniteti egjiptian ka kërkuar prej fillimit që ta ketë një përfaqësim në qeveri”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme