Kurti: Konferenca e Bujanit ka qenë një konferencë e gjerë e frontit antifashist të Kosovës

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje,ka organizuar një tryezë me rastin e 75 vjetorit të konferencës së Bujanit e cila u mblodh më 31 dhjetor 1943, në kullën e Sali Manit, në Bujan të Tropojës, në Malësi të Gjakovës.

“Konferenca e Bujanit ka qenë një konferencë e gjerë e frontit antifashist të Kosovës, dhe aty kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha shtresave e krahinave të Kosovës: komunistë, nacionalistë, demokratë, madje edhe përfaqësues të pakicave serbe e malazeze” ka thënë Kurti.

Tutje Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kjo konferencë është tejet e vlefshme si moment i rëndësishëm i republikës së Kosovës.

“Kjo konferencë, edhe pse thuajse është heshtur në diskutimet e sotme, dhe nuk njihet mjaft nga qytetarët, është tejet e vlefshme, si një nga momentet e rëndësishme kur populli i Kosovës, ndërkohë që rreshtohej kundër fashizmit si shumë popuj të tjerë të botës, në të njëjtën kohë, afirmonte të drejtën e vet për Vetëvendosje, dhe dëshirën e vet të kahershme e të vazhdueshme për t’u bashkuar me Shqipërinë. Rezoluta e Bujanit, e cila i përmban pikërisht këto shprehje, u votua prej të gjithë pjesëmarrësve, përfshi edhe atyre serbë e malazezë.”

Kurti gjithashtu tha se në konferencën e Bujanit do të duhej tëcitoheshin edhe okumentet themeluese të pavarësisë e të shtetësisë së Kosovës, si një nga pikat ku e drejta jonë afirmohet dhe merr legjitimitet.

“Konferenca e Bujanit dhe rezoluta e dalë prej saj do të duhej të citoheshin edhe në dokumentet themeluese të pavarësisë e të shtetësisë së Kosovës, si një nga pikat ku e drejta jonë afirmohet dhe merr legjitimitet. Mund të duket e parëndësishme sot, ku injoranca i shtyn njerëzit të harrojnë të shkuarën e të mendojnë veç për të tashmen, mirëpo ju i shihni vendet e zhvilluara të botës se sa rëndësi i japin historisë së tyre, se si i përkujtojnë ngjarjet historike, edhe pse mund të kenë ndodhur shumë dekada apo edhe shekuj më parë”.

Gjatë këtij fjalimi Kurti është shprehur se Lufta e dytë botërore dhe fitorja e antifashizmit përbëjnë themelin e Evropës së sotme, duke theksuar se rezuluta e konferencës së Bujanit do t’i bënte mirë çështjes së dinjitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Lufta e dytë botërore dhe fitorja e antifashizmit përbëjnë themelin e Evropës së sotme, andaj theksimi i Konferencës së Bujanit dhe ndërkombëtarizimi i asaj rezolute do t’i bënte mirë çështjes së dinjitetit ndërkombëtar të Kosovës, sepse serbët që sponsorizojnë diskutimin përgjithësues dhe hiperbolizues të batalionit SS të ndërtuar në rrethana të dyshimta nga shqiptarë të mashtruar prej bashkëpunëtorëve me nazistët, nuk janë ndalur asnjëherë, askund’.

Në takimin e kësaj konference Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka përmendur fjalmin politikanit Robert Schuman ku ky fjalim njihet sot si gurthemel i Bashkimit Evropian.

“Ne të gjithë e dimë që në fjalimin e tij të 9 majit të vitit 1950, diplomati e politikani i famshëm francez, Robert Schuman pikërisht në 5 vjetorin e ngadhënjimit mbi fashizmin jep deklaratën që njihet sot si gurthemel i Bashkimit Evropian (BE). Pra, BE-ja nuk është ruajtur vetëm nga ombrella e sigurisë së NATO-s, nuk është ushqyer vetëm nga shteti i mirëqenies së Evropës kontinentale, por njëkohësisht i ka themelet e veta në paqen me antifashizmin e nëpërmjet antifashizmit”.

“Po ashtu, shpesh, nën sponsorizimin serb, thuhet se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë i ka paraprirë bashkimi i dy vendeve nën Italinë fashiste e Gjermaninë naziste, dhe kësisoj ata duan ta njollosin të drejtën tonë për Vetëvendosje. Por është pikërisht konferenca e Bujanit e cila e vendos të drejtën tonë për Vetëvendosje si një atribut çlirimtar e antifashist, të rreshtuar me progresin evropian e botëror. Pra, jo Vetëvendosje për hegjemoni e nga shovinizmi, por Vetëvendosje për liri, barazi, drejtësi e sidomos çlirim” ka thënë Albin Kurti.

Pas gjitha këtij fjalimi Kurti nuk la pa përmendur as mbledhjen e komunistëve Jugosllavë e që sipas tij kishte shkaktuar emërgjencën e partizanëve shqiptarë

“Konferenca e Bujanit u mbajt një muaj pas konferencës së AVNOJ-it të Jajces, ku Kosova nuk u përmend fare e nuk mori pjesë, dhe pikërisht kjo mospërmendje e Kosovës në mbledhjen e komunistëve jugosllavë e shkaktoi emergjencën e partizanëve shqiptarë që shpallën të drejtën e tyre për Vetëvendosje”.

Fare në fund të kësaj tryeze Kryetari i VV-s, është shprehur se Rezuluta e Konferencës së Bujanit ishte rrëzuar në mënyrë jo legjitime.

” Rezoluta që doli nga Konferenca e Bujanit, fatkeqësisht u rrëzua në mënyrë jolegjitime nga një konferencë tjetër, e mbajtur në Prizren pas luftës. Mbledhja e Prizrenit u mbajt nën kërcënimin e serbomëdhenjve, megjithatë, fryma e Vetëvendosjes e pohuar njëzëri në Bujan nuk u shua, ajo vazhdoi në lëvizjet kombëtare ilegale e legale, në demonstratat e ‘68 e të ‘81, dhe sigurisht, edhe në luftën çlirimtare të UÇK-së, e në përpjekjet e angazhimet e sotme për vetëvendosje të popullit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme