Kurti: Kontrata mes Telekomit dhe Z-Mobile është krim i organizuar

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 13:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se prokuroria dhe policia duhet të veprojnë menjëherë pasi sipas tij pas krizës në Telekom është krimi i organizuar, raporton Ekonomia Online.

“Kontrata e Telekomit me Dardafonin është krim i organizuar dhe faktori kryesor i krizës në Telekom. Z- Mobile ia plaçkit mbi çerekun e të hyrave Telekomit të Kosovës. Prapa z-mobile qëndron ish kryeministri, tash president dhe ish shefi i shefave nga klani “Pronto” që njërit prej vëllezërve Devolli i ankohej se i është tharë fyti. Z-Mobile është kali i Trojës që gjarpri ia imponoi si dhuratë Telekomit të Kosovës prandaj sot nuk ka kuptim të flasësh për askë përveç prokurorisë e policisë. Prokuroria e policia duhet të veprojnë”, tha Kurti.

Sipas tij, ish-drejtori Agron Mustafa e ka marrë kompaninë me 48 milionë euro dhe pas tri vitesh e ka sjellë në 200 milionë euro pasuri dhe me shumë borxhe.

Ai dha edhe zgjidhjet që mund të ketë për Telekomin.

“Me shtetin përtokë privatizimi është fatal. Ne duhet ta forcojmë shtetin para çdo privatizimi. Për zgjidhje afatgjate nuk e kemi privatizimin. Fondi sovran është zgjidhja afatgjate. Ne kemi një qeveri e cila bojkoton Kuvendin. Zgjidhja urgjente është e kuvendit me 12 pika se si mund të shpëtohet e mbrohet Telekomi i Kosovës dhe të dalë nga kriza aktuale”, tha Kurti.

Të ngjashme