Kurti: Kosova me shkollimin më të shtrenjtë, e cilësinë më të dobët

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 12:44 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën për gjendjen në arsim, ka dhënë kritika për drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, duke thënë se testi PISA tregoi se Kosova ka arsim të dobët, raporton EkonomiaOnline.

Ai vlerëson se shkollimi në Kosovë është shumë i shtrenjtë, ndërsa cilësia e dobët.

“Rezultatet e PISA-s Kosova me pikët tregoi se ngelet në fund të ranglistës. Nxënësit nga Kosova treguan rezultatet të dobëta në testin e kaluar të PISA-s krahasuar me vendet tjera.  Vetëm 13 për qind e buxhetit për arsim ndahet për sisteme operative. Pjesë më e madhe e buxhetit shkoi në paga, shkollimi në Kosovë kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë, e kurrë më i dobët.  3/4 e nxënësve nuk i kanë informatat themelore. Duhet të brengosemi për ta kur kemi parasysh rezultatet e PISA-s”.

“Të varfëritë në Kosovë që janë shumica për shkak të kushteve mbase nuk po kanë mundësi të mësojnë e të pasurit nuk po duan të mësua.  Me zbarkimin  e UNMIK-ut në Kosovë është e vërtetuar se Kosova jo vetëm ka shkallë të lartë të papunësisë por edhe popullatë të papunueshme për shkak të moskualifikimi të tyre.  Në Kosovë i kemi mbi 20 mijë studentë të diplomuar ka më shumë gra se sa burra që i kanë diplomat por nuk kanë vende pune. Gjysma e të rinjve janë papunë. Një pjesë e tyre nuk janë as në një trajnim për t’u punësuar. E ata që janë të punësuar 40 për qind janë pa kontrata”, tha Kurti.

Të ngjashme