Kurti kthehet nga Japonia, kjo është agjenda e tij

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pas një vizite disa ditore që e kishte në Japoni.

Zyra për media e kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të takohet me ministrin  e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, duke nisur nga ora 14:15.

Kurti në Japoni është takuar edhe me homologun e tij, Fumio Kishida të cilin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën.

“Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Kurti në Facebook, të mërkurën.

Të ngjashme