Kurti kujton aktivistin e vdekur të VV-së: Ishte një vit i gjatë ky pa Dodën

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, në njëvjetorin e vdekjes ka përkujtuar aktivistin e këtij subjekti, Hysni Hyseni.

“Njeri i dashur dhe i drejtë, punëtor dhe i guximshëm, e mbi të gjitha ishte atdhetar i paepur që e donte vendin e vet pa hile”.

“Ai nuk e kurseu veten as në protesta kundër padrejtësive, e as në punë të mira për qytetin e vet. I barabartë mes nesh e shembull për ne të gjithë. Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme