Kurti kujton Ukshin Hoti në 21 vjetorin e zhdukjes nga qelia e burgut ku ai mbahej rob

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 21 vjetorin e zhdukjes së tij.

Kurti këtë e ka bërë në një mënyrë më të veçantë, përmes një videoje nga burgu i Prishtinës, në qelinë ku mbahej rob Ukshin Hoti.

Nga aty Kurti ka kujtuar veprën e Ukshit Hotit.

Ai ka thënë se në historinë e Kosovës nuk mund të gjendet personalitet më iu shumanshëm sesa ai i Ukshin Hotit.

“Nuk mund të gjejmë një personalitet të shumanshëm në historinë tonë kombëtare sikurse Ukshin Hoti. Edhe diplomat, edhe i burgosur politik. Edhe profesor edhe demonstures. Edhe kryetar i subjektit politik edhe shkencëtar”,  u shpreh ndër të tjera Kurti.

Shikoni videon:

Të ngjashme