Kurti: Kur artistët si Leze Qena vdesin, pikëllohemi të gjithë

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Sot ka vdekur në moshën 85 vjeçare ikona e aktrimit në Kosovë, Leze Qena.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kyreministri i vendit, Albin Kurti i cili i ka ngushëlluar familjarët për humbjen e madhe.

Më poshtë statusi i plotë i Kurtit:

Dëshiroj të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, për humbjen e madhe.

Sot në orët e mëngjesit aktorja e dashur për publikun tonë, zonja Leze Qena, ndërroi jetë. Ajo gjatë jetës së saj ka patur një repertor të gjerë teatror, dhe ka luajtur shumë role në kinema e televizion.

Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët.

I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona.

Të ngjashme