Kurti: Do të fillojmë blerjen e ambasadave në vendet aleate

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 17:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ku është miratuar buxheti për vitin 2022, kryeministri i vendit Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie, ku tha se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 9.9%, raporton Ekonomia Online.

Ai ka njoftuar se 10 milionë euro janë ndarë për të blerë ambasadat e Kosovës në vendet mike.

“Sa i përket çështjes së ambasadave ne po i ndajmë 10 milionë për vitin e ardhshëm dhe do ta shohim se çka është më së miri të blejmë për ambasadat nga vendet aleate. Ngadalë por sigurt e qe besa edhe jo aq ngadalë do të fillojmë me blerjen e këtyre ambasadave në vendet mike”, tha ai.

Ai para gazetarëve, tha se sundimi i ligjit e ka në epiqendër luftimin e korrupsionit dhe për rrjedhojë Policia e Kosovës ka kryer 437 operacione, 746 bastistje dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale.

Kurti tha se nëse dikush ka dilemë që viti 2020 ka qenë viti i pandemisë atëherë s’duhet krahausuar me të, por edhe nëse krahasohet më vitin 2019 kur s’kishte pandemi, ai tha se prapë ka më shumë rritje.

“Njëkohësisht është edhe projektligji i 62 që ia dërgojmë kuvendit për miratim. Ky vit ka qenë vit me shumë shpresë për qytetarët që ka rezultuar me të arritura edhe sa i përket rritjes ekonomike dhe sundimit të ligjit. Policia ka kryer 447 operacione dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale. Duke u bazuar në të dhënat e bankës ekonomia do të rritet 9.9%. Për herë të parë do të kemi rritje dy shifrore. Këtë vit e ka filluar prej 3.1% e tash sipas bankës qendrore do të arrijmë 10%. Krahasuar me vitin e kaluar janë mbledhur më shumë tatime me 34%. Ne kemi ndërmarrë masa për të arritur shansin e qytetarëve tanë për ta zvogëluar pabarazinë. Përveç kësaj kemi treguar edhe humanizmin tonë. Kemi pranuar 1286 refugjatë afgan. Në mbledhjen që posa përfunduam theksova që do të ndërtojmë 50 çerdhe. 45 milion euro për ti mbështetur nënat lehona dhe shtesat për fëmijë. 2000 bursa për ata më të mirët. Do ta nisin rrugën Prizren Tetovë, mbështetje për Preshevë e Medvegjë. Synimi ynë që të blejmë të gjitha ambasadat. Prej mbi 100 milion euro kemi projektin madhor”.

Shefi i qeverisë tha se nëse Kosova vazhdon me rritjen nga 10% do t’i afrohet Kroacisë

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqt e Kosovës është kjo rritje dyshifrore ekonomike. A e dini se çka do të thotë nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 për qind ne do t’i afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë vit pas viti me këtë rritjen 10% që është e pashembullt në Ballkan ne do t’i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së”, tha Kurti.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se krahas rritjes ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e të hyrave.

“Me këtë buxhet po e zhvillojmë një cikël pozitiv. Është shumë lajm i mirë që kemi rritur shumë prej premtimeve tona elektorale të fillojmë me implementimin e tyre.”Edhe projektit të Rrugës Prizren Tetovë kur dihet kostoja pas përzgjedhjes së skenarit tek atëherë do të kemi financimin e nevojshëm. Kjo rrugë lidh edhe dy shtete. Masat tashmë janë marrë dhe po bëhet ringjallja ekonomike. Paga minimale është çështje derisa të merret vendimi duhet të sigurohemi që edhe sektori privat është i përgatitur për një vendim të tillë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme