Kurti lëshon sallë pas debatit me Tahirin – flet sërish për Jasharajn: Ndihmomë vëlla, nuk shkon kështu

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri kanë pasur një debat në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Kurti sërish ka folur për Rrahman Jasharajn dhe shprehjen e tij “vëlla”.

“Kërkesa kaq partikulare as nuk mund të maskohet e as të zbulohet me shprehje vëlla”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

“Ndihmon vëlla, na ndihmo dalim prej krize si vëlla, ami 100 euro”, ka thënë Kurti duke shtuar se “nuk bën kështu”.

“Nuk mundesh me u sjellë me Qeverinë e Kosovës në mënyrë private”, thotë Kurti.

Ai ka vazhduar duke thënë se “marrëveshjet private kanë ndodhur në të kaluarën” dhe ka lëshuar seancën.

“Unë kam ofruar pako për përballej me inflacionin dhe ajo do të realizohet”, ka deklaruar Kurti. 

Kurti ka fajësuar opozitën për grevën, teksa iniciuesit e rezolutës, deputeti i PDK-së, Abelard Tahirit iu është drejtuar si “deputeti më shurdhues”.

Të ngjashme