Kurti: Lufta kundër korrupsionit, ky është patriotizmi i ri

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 11:08 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se rrënimi i shtetit është presidenti i vendit, ndërsa zhvatja po bëhet nga kryeministri, raporton Ekonomia Online.

Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më transparent, sipas tij, askush nuk ankohet për mungesën e korrupsionit.

“Në Kosovë korrupsioni kurrë nuk ka qenë më transparentë. Të gjithë ankohen për korrupsionin askush për mungesën e transparencës. Shtet rrënimi është presidenti, zhvatja është kryeministri. Shtet rrënimi është në vend të shtet ndërtimit ndërsa zhvatja është në vend të zhvillimit”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV-së, tha se pazari ku ndodhet ky pushtet është i trefishtë. Sipas tij, duhet të bashkohen të gjithë kundër korrupsionit, duke e quajtur patriotizëm të ri.

“Pazari ku ndodhet ky pushtet është i trefishtë. Për president e kryeministër, Kosova ka bajraktar fisesh. Janë të ndryshme këto fise por janë të njëjta në pasqyrë. Janë turpi ynë. Nuk na bëjnë as shtetin e as zhvillimin. Duhet ti heqim nga qafa e popullit sepse nuk ua heqim dot pasqyrën nga dora. Vetëm kur ngritej akuza nga mediet kryeministri e bën ndonjë gjest patriotik sepse e konsideron qeverisjen lojë me letra.  Nuk ka zgjidhje tjetër veç të bashkohemi ndaj korrupsionit. Ky është patriotizmi i ri”, shtoi Kurti.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë 17 pika: shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Kosovës; votimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së; Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë etj

Posted by EkonomiaOnline on Friday, April 12, 2019

Të ngjashme