Kurti: Masakra e Prekazit, zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe të vetëdijes diplomatike botërore

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se familja Jashari, luftën për çlirim e kanë filluar që nga viti 1952, kur ishte arrestuar në demonstratat kryefamiljari Shaban Jashari, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Kurti tha se masakra e Prekazit, u bë kthesë përcaktuese në trajektoren e zhvillimit të luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-99, por njëkohësisht edhe në zgjimin e ndërgjegjes ndërkombëtare dhe të vetëdijes diplomatike botërore”.

“Ne i kemi pasur rrugët me gjak edhe para luftës, ka nisur shumë moti, ka vazhduar me neve. Një pikë e përbashkët këtu bashk me neve është eskalimi i çdo situate tjetër që na bën ta kujtojmë gjithmonë me pietet gjithmonë datën 5 marsit të Epopesë së UÇK-së”.

“Masakra e Prekazit, e cila u bë kthesë përcaktuese në trajektorën e zhvillimit të luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-99, por njëkohësisht edhe në zgjimin e ndërgjegjës ndërkombëtare dhe të vetëdijes diplomatike botërore”.

“As për familjen Jashari viti 1998 nuk ishte fillimi, ata ishin përgatitur prej shumë gjeneratash, pre kur ishte arrestuar baca Shaban (Jashari) në vitin 1952 nga pushteti i atëhershëm

Të ngjashme