Kurti mbledh kabinetin, këto janë 19 pikat që do të diskutohen (Dokument)

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, të premten, me fillim nga ora 14:00.

Në rend të ditë janë 19 pika, raporton Sinjali.

Në këtë mbledhje, ndër të tjera, do të shqyrtohet Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe ai për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Kryeministri dhe ministrat do të shqyrtojnë edhe Projekt-udhëzimin Administrativ për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të ekspertëve mjeko-ligjorë.

Në këtë mbledhje do të hidhet në votim edhe kërkesa e Komunës së Gjakovës për transferimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Ekonomisë për shlyerjen e obligimeve të kësaj komune, lidhur me projektin “Impianti i Ujërave të Zeza”.

Të ngjashme