Kurti: Mbledhja e Qeverisë s’u shty shkaku i tarifës

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar se shtyrja për nesër e mbledhjes së sotme e Qeverisë nuk ka pasur të bëjë më vendimin për tarifën 100% ndaj Serbisë.

“Mbledhja e Qeverisë do të mbahet nesër. Shtyrja nuk lidhet me tarifën 100%”, tha Kurti, në një konferencë për medie.

Mbledhja e Qeverisë ishte paraparë të mbahej sot në orën 16:00, ku pritej të merreshin vendime të reja, por më pas Qeveria njoftoi se do ta shtyjë për nesër.

Medie të ndryshme kanë raportuar se ka përplasje mes parterëve VV dhe LDK në lidhje me heqjen e tarifës dhe se kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së mbledhjes.

LEXO EDHE:

Të ngjashme